Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka
👁12376
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e dënuar me 4 vite burg, i konvertuar në 2 vite e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Zarka është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike. Vendimi u dha nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj. Dosja penale përfshin edhe ish-oficeren e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmenin Astrit Vladi, por dhe të pandehur të tjerë në atë që njihet dosja “Toyota Yaris” Hetimet...