Dosja që nuk mbyllet/ SPAK godit sërish rrjetin e call center-ave, 8 masa ekzekutohen, 3 persona në kërkim
Një prej dosjeve më të mëdha të mashtrimeve online të hetuara në Shqipëri vijon të prodhojë zhvillime të reja. SPAK, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 300/1 të vitit 2021, që lidhet me një skemë të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes Call Center-ave dhe platformave online të investimeve. Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj 11 personave janë caktuar masa sigurie, ndërsa deri tani 8 prej tyre janë ekzekutuar dhe 3 persona vijojnë të jenë në kërkim. Për tre prej personave nën hetim është caktuar masa “arrest në burg”, për tre të tjerë “arrest në shtëpi”, ndërsa dy persona janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Hetimi është vazhdim i kontrolleve të kryera më...
Burimi:
ntv.al