Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit
Sot, në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Kjo është seanca e parë, pasi më 19 Maj gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv. I pandehur për të njëjtën vepër penale në këtë çështje është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri...