Dosja “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë! Zbulohet shkaku, ja kur mbahet seanca e radhës

Dosja “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë! Zbulohet shkaku, ja kur mbahet seanca e radhës

Gjykata e Posaçme shtyu për më 9 nëntor gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të dosjes “Partizani”. Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Hoxha, shkak i shtyrjes mungesa e avokatëve, që vijojnë bojkotin si një formë proteste pa afat ndaj rregullores së GJKKO e cila ju cenon atyre profesionin e mbrojtësit. Siç bën me dije Anila Hoxha, ndryshe nga herët e tjera dhe disa trupa gjyqësore, në seancën e gjykimit të themelit për Partizanin nuk aplikoi gjoba për avokatët.