Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!
Mashtrim me naftën, karburant i përzier me substanca të tjera dhe ujë i gjetur në maune që supozohej të ishin të mbushura me naftë. Një skemë mashtrimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilën SPAK nuk konfirmon dhe as mohon nëse ka nisur një hetim penal. Çështja del nga të dhënat e publikuara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të SPAK për muajin shtator 2026. Kërkesa për informacion që i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme vjen nga një media nga Kosova. Kjo media e pyet SPAK nëse po bashkëpunon me Prokurorinë Speciale të Kosovës për të hetuar këtë skemë mashtrimi, nëse ka një skuadër të përbashkët prokurorësh që po hetojnë këtë çështje për naftën e përzier apo substanca të tjera qe mund të kenë hyrë...
Burimi:
javanews.al