Dosja e 21 janarit “zë pluhur”/ Çfarë po pret SPAK nga autoritetet amerikane?
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka sqaruar arsyet e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues. Sipas tij, procesi vijon për shkak të pritjes së përgjigjeve nga autoritetet e huaja për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara nga SPAK. I pyetur nga gazetarët këtë të hënë se përse hetimet për ngjarjen po zgjasin kaq shumë, Braho u përgjigj shkurt: “SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”. Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Posaçme ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kërkohet ekspertimi i regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 Janarit. Edhe më 30 korrik 2026, Braho kishte konfirmuar se SPAK ishte ende në pritje...
Burimi:
ntv.al