Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15. Përplasja ka qenë e fortë dhe, si pasojë, këmbësori ka pësuar dëmtime të shumta. I plagosuri është transportuar drejt spitalit, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për identitetin e tij apo gjendjen shëndetësore. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit që u largua pas përplasjes.