Kallas: Ministrat e jashtëm të BE-së bien dakord të ecin përpara me marrëveshjen BE-Siri
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën të ecin përpara me një marrëveshje për të thelluar lidhjet me Sirinë, njoftoi shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, pas takimit mujor në Bruksel. Sipas Kallas, ministrat mbështetën ecjen përpara me Marrëveshjen e Asociimit BE–Siri. Marrëveshja synon një përmirësim të madh në lidhjet mes Brukselit dhe Damaskut. Zakonisht ajo hap rrugën për lidhje më të ngushta tregtare dhe bashkëpunim ekonomik e politik, theksoi shefja e diplomacisë evropiane para gazetarëve pas mbledhjes së ministrave të jashtëm në Bruksel. Diplomatët do të punojnë tani përmes detajeve teknike dhe ligjore për të finalizuar marrëveshjen. Sipas Kallas, marrëveshja BE-Siri do të krijonte një kornizë për tregti të lirë, dialog politik dhe bashkëpunim më të gjerë midis...
Burimi:
kohajone.com