Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dosja “Bankers”, Apeli zbut disa masa sigurie, në burg mbeten CEO kinez dhe ish-drejtori
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot më 6 gusht për masat e sigurisë për personat e akuzuar në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”. Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me arrest në burg për CEO-n aktual të kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo. Katër punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa tre në detyrim paraqitjejeë. Në lidhje me çështjen janë në kërkim katër persona. Kujtojmë se seanca e djeshme u shty për sot për shkak të kompleksitetit të dosjes. Të pranishëm në gjykatë ishin përfaqësues të kompanisë, por edhe të ambasadës kineze, por nuk morën pjesë brenda në seancë, për shkak se ajo u zhvillua me dyer të mbyllura....