Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dosja “5D”, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës për ndryshimin e masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi poshtë një kërkesë të Redi Mollës, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë nga burg në arrest shtëpie. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga treshja Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani. Kujtojmë se për dosjen në fjalë gjykata ka nisur dëgjimin e dëshmitarëve. Kompania 5D Konstruksion sh.p.k, sipas SPAK, posedohej në mënyrë de facto nga Redi Molla dhe Mariglen Qato. Ata dyshohen se kanë përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës në kundërshtim me ligjin.