Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu besimin se Prokuroria e Posaçme do të respektojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e 21 Janarit. I ftuar në emisionin “Real Story”, Balla deklaroi se SPAK ka detyrime për të zbatuar vendimet e gjykatave, ndërsa kujtoi edhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi në sesionin e kaluar, përmes së cilës, sipas tij, i është kërkuar prokurorisë të hetojë çështje me ndjeshmëri të lartë publike, si 21 Janari dhe Gërdeci. “Kam shumë besim që Prokuroria e Posaçme do të respektojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe po ashtu vendimin e Gjykatës së Lartë. Prokuroria e Posaçme ka disa detyra me vendim gjykate për t’i zbatuar”, u shpreh Balla. Ai...
Burimi:
javanews.al