“Dorëzim” apo kompromis? BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

“Dorëzim” apo kompromis? BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump SHBA- Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik. Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë, pas marrëveshjes mes dy ekonomive më të mëdha në botë – një partneritet që gjeneron mbi 1.7 trilion dollarë tregti në vit. Tarifat e gjera prej 30% që SHBA-ja kishte planifikuar të...