Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe
Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit vendor, bashkitë e Qarkut Shkodër kanë nisur lëvizjet e para konkrete. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Dorëheqje janë regjistruar gjithashtu edhe në Bashkinë Malësi e Madhe, ku sipas burimeve, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive administrative si dhe dy zëvendëskryetarë të bashkisë. Pas dorëheqjeve, pritet të realizohet një analizë e plotë e performancës për secilin prej drejtuesve, analizë që do të shërbejë si bazë...