Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dorëheqje zyrtarësh edhe në bashkinë e Kukësit, largohen nga detyra nënkryetarët dhe 14 administratorë
Pas afatit të vendosur nga kryeministri Edi Rama deri ditën e hënë për largimin e kryetarëve të njësive administrative, kanë nisur dorëheqjet dhe shkarkimet e para në qarkun e Kukësit. Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve publike dhe rritjes së efikasitetit të administratës vendore, Bashkia Kukës ka ndërmarrë një vendim drastik: janë liruar nga detyra 14 administratorë të njësive administrative si dhe 2 nënkryetarët e bashkisë, Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu. Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë Kukës, ky vendim është marrë pas një analize të thelluar të performancës së strukturave në terren, ku janë evidentuar mangësi të theksuara në disa...