Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dorëheqje zinxhir në Bashkinë Maliq, largohen edhe 6 administratorë
Valës së dorëheqjeve në pushtetin vendor i është shtuar edhe Bashkia Maliq, ku 6 administratorë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Burime pranë institucionit lokal bëjnë me dije se dorëheqjet janë depozituar nga administratorët e Libonikut, Pirgut, Vreshtasit, Lozhanit, Pojanit dhe Moglicës. Të gjashtë kanë paraqitur kërkesat pranë kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu. Ky i fundit, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, ka konfirmuar largimet dhe është shprehur se: “E njëjta procedurë do të ndodhë edhe me nënkryetarët e bashkisë në vijim.” Ky zhvillim vjen në vazhdën e një serie dorëheqjesh në disa bashki të juglindjes, ndërsa në terren pritet...