Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu është personi i zgjedhur nga Kryeministri Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Spahiu do të zëvendësojë Evis Salën, e cila dha dorëheqjen një ditë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë. Spahiu është deputete e Durrësit nga radhët e Partisë Socialiste si dhe nënkryetare e Kuvendit. Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 1997, sipas informacioneve mbi profilin e saj publikuar në faqen zyrtare të Partisë Socialiste. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive:...