Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Donte të më helmonte fëmijët”/ Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhet dëshmia: Bëra atë që duhej…
Një tjetër akt tronditës dhune ndaj grave ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tolentino, në zonën e Maceratës, Itali. Viktima, Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, banues në zonën e Perugias dhe me profesion fermer. Sipas të dhënave nga hetimet, Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter, mjet i zgjedhur qëllimisht për të mos u vënë re, pasi viktima “do ta njihte makinën e tij” dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit, në rrugën...