Donika Dabishevci: Ulurin deka…
Zani dramatik i folëses ngjeth mishnat.Lufta ka hapë krahtë.Emra fshatrash, qytetesh, mahallash,pikëpjeken me shifra të vrarësh.Pikat e kuqe n’hartë lexohen si vrima t’zeza.Njëjtësohen.Burra dhunshëm ndarë prej kolonash,drejtue lugprrojesh për pushkatim.Kamionë deng me kufomaudhëzue drejt furrnaltash për asgjasim.Djem t’ri, t’zgjedhun si rastësisht…t’masakruem … diku tjetër… t’dhunueme…t’torturueme deri n’dekë… t’coptueme…Pleq, gra e fmi, statistika: Njiqind, dyqind,nji mijë u ban’ këtë javë… Lagje, rrugica t’përmbytuna n’gjak. Kufomatlundrojnë lumenjve. Tmerri s’ka t’ndalun. Pirgje t’dekunish gjetun te shtegu.T’paidentifikuem t’therrun si berra.T’shpërftyruem ngulun n’hunj…Bebe t’nxjerruna prej barqesh t’shtatzanave.Bebe t’ushqyeme me gjak gjinjsh t’nanave.Koka t’kputuna n’rranxë t’qafës, n’gabzherr, n’zverk.Trupa t’damkosun me hekur t’nxehtë…Sallatë prej kockash njeriu… Breshërimë lajmesh që t’a luejnë truninprej tranzistorit t’vogël me dy bateri.Hidhet e përdridhet tek zgërdhihet, deka. Ndërron trajta.Ban akrobacione. Trallisun e harlisun n’ekstazë merr turli forme.Si...
Burimi:
kultplus.com