Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

Një gazetar amerikan i specializuar në çështjet e klimës, i cili ishte zhdukur për gati një javë gjatë një udhëtimi në një shteg malor në Norvegji, është gjetur i gjallë. BBC shkruan se lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Alec Luhn, 38 vjeç, ishte zhdukur gjatë një shëtitjeje në një akullnajë në Parkun Kombëtar Folgefonna, në jugperëndim të Norvegjisë. Gruaja e tij, Veronika Silchenko, i tha CBS News-it në SHBA se ai kishte pësuar një dëmtim në këmbë, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore. “Mendoj se është një mrekulli,” tha Silchenko. “Është dita më e mirë e jetës sime.” Luhn, i cili ka punuar për disa media të njohura, kishte nisur shëtitjen më 31 korrik nga qyteti Odda, në jugperëndim të Norvegjisë. Ai nuk u paraqit për...