DOKUMENTI / Reforma Zgjedhore, PS dhe PD kërkojnë ekspertizë nga OSBE-ODIHR
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformës Zgjedhore i është drejtuar zyrtarisht OSBE/ODIHR-it me kërkesën për caktimin e ekspertëve që do t’i bashkohen grupit të punës për hartimin e ndryshimeve zgjedhore. Në një shkresë të firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit që mban datën e sotme, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kërkohet që ekspertët e OSBE/ODIHR-it të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin e projektakteve në kuadër të reformës zgjedhore. Në letër bëhet me dije se vendimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it u mor në mbledhjen e Komisionit të zhvilluar më 17 nëntor 2026. Sipas bashkëkryetarëve, angazhimi i ekspertëve do të ndihmojë në vijimin dhe përmbylljen e punës së nisur, trajtimin e çështjeve të mbetura, si dhe reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike....
Burimi:
javanews.al