Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dokumenti që trondit PS-në/ Kandidati i PS-së i përfshirë në plagosje, zbardhet dinamika
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgjedhur të Partisë Socialiste nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Kandidati i zgjedhur për Kuvend, rezulton të jetë me dy dosje të rënda penale. Për këto dosje, Malaj është nën hetim intensiv nga Prokuroria e Posaçme( SPAK). Ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgjedhur, Agron Malaj CNA publikoi dje detaje nga dënimi i Agron Malajt për armëmbajtje pa leje. Por, si ndodhi ngjarja e vitit 1999. Bazuar në detajet nga Gjykata e Matit, Agron Malaj, lindur në 1980, u arrestua për veprën penale të plagosjes.Çështja u shqyrtua nën praninë e prokurorit Kujtim Basha, në tre seanca me dyer të hapura. Sipas dokumentit, pasi Gjykata dëgjoi të pandehurin Agron...