Dokumentari kosovar “SARA” në mesin e 120 filmave të përzgjedhur për festivalin ndërkombëtar në Milano
Filmi dokumentar “SARA”, me regji të Burim Halitit, është përzgjedhur në programin zyrtar të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, që po mbahet në Milano të Italisë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor. Dokumentari kosovar është në mesin e 120 veprave të përzgjedhura nga gjithsej 912 aplikime ndërkombëtare. Filmi “SARA”, me regji të Burim Halitit, producente Ganimete Savën dhe prodhim të kompanisë “Art Without Limit”, ka shënuar një tjetër prezantim të kinematografisë kosovare në arenën ndërkombëtare. Dokumentari është përfshirë në seleksionimin zyrtar të festivalit “SPORT MOVIES & TV 2026”, një ngjarje që bashkon krijimtarinë audiovizuale me sportin dhe promovimin e vlerave të tij kulturore e shoqërore. Shfaqja e filmit ishte planifikuar për 30 tetor, në orën 12:30, në kinemanë...
Burimi:
kultplus.com