Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dogana në SHBA “tronditet” nga ajo që zbuluan në bagazhin e shqiptarit
Karkalecat SHBA- Karkaleca egjiptianë u gjet midis bagazheve të një udhëtari që po mbërrinte në Aeroportin Metropolitan të Detroitit, duke shkaktuar një alarm në Zyrën e Doganës. Incidenti me karkalecat ndodhi në mars, por mediat amerikane kanë zbuluar detaje të tjera së fundmi. Ekspertët e bujqësisë të CBP-së që punonin në Detroit Metro gjetën karkalecin e gjallë egjiptian (Anacridium aegyptium) në bagazhin e një udhëtari nga Shqipëria. "Karkalecat ekzotikë paraqesin një kërcënim serioz për bujqësinë amerikane për shkak se ushqehen me një shumëllojshmëri bimësh, duke përfshirë të korra si hardhitë e rrushit, pemët agrume, pemët e pemishteve gjetherënëse dhe perimet,"- thuhet në raport....