Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje

Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje

Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, u takuan të martën në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarësisht izolimit ndërkombëtar të Putinit për shkak të luftës në Ukrainë. Takimi u zhvillua pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë, të caktuara për 4 tetor. Sipas Radiotelevizionit të Republikës Sërpska (RTRS), Putini shprehu mbështetje për koalicionin qeverisës në këtë entitet serb, të udhëhequr nga Dodiku. “Ne nuk duam që ndikimi i huaj të jetë vendimtar. Duam një qasje më të drejtë ndaj serbëve dhe popullit serb. Duam stabilitet në të gjithë rajonin”, citohet të ketë thënë Putini, sipas RTRS-së. Ndërkaq, Dodiku, në një deklaratë të publikuar nga RTRS, propozoi që një herë...