Ministri Hoxha: Nëntë vende vakante në MEPJ, mundësi për të përfaqësuar vendin denjësisht në diplomaci
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për nëntë pozicione vakante në kategorinë ekzekutive. Ministri Ferit Hoxha, informon se kanë ngelur edhe pesë ditë për këdo që do të aplikojë, brenda apo jashtë vendit. “Nganjëherë, njoftime të tilla kalojnë pa marrë gjithë vëmendjen që meritojnë. Mos e humbisni këtë mundësi! Edhe dy ditë për të aplikuar për ata që janë tashmë pjesë e administratës publike. Për të provuar veten, aftësitë, dijet dhe ambicien tuaj. Për të konkurruar dhe për të fituar mundësinë që të bëheni pjesë e skuadrës sonë diplomatike”, u shpreh Hoxha. Ministri ftoi të aplikojë kushdo që dëshiron të japë kontributin në një diplomaci që po ndryshon bashkë me Shqipërinë. “Një...
Burimi:
kohajone.com