SPAK regjistron procedimin për vjedhjen e 700 mijë eurove në Postën e Durrësi
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal për dosjen e zhdukjes së 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit. Këtë të enjte, 19 nëntor, në SPAK u hodh shorti ku është caktuar edhe prokurori që do të marrë në shqyrtim çështjen. Shkak për këtë lëvizje janë dyshimet se përvetësimi i shumës, e cila kap vlerën e rreth 700 mijë eurove, mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Sipas burimeve, hetimet mund të shtrihen edhe drejt ish-zyrtarëve, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar por pavarësisht përpjekjeve për të mësuar emër apo emra konkret, nuk u dha konfirmim zyrtarë. Ngjarja u zbulua pas një kontrolli të brendshëm të Postës Shqiptare, ku rezultoi se...
Burimi:
kohajone.com