Britani e Madhe/ Mbi 450 ankesa për diskriminim ndaj McDonald’s, gjykata lejon vijimin e shqyrtimit
Një gjykatë britanike e punësimit ka rrëzuar përpjekjen e McDonald’s për të hedhur poshtë më shumë se 450 ankesa për diskriminim, të paraqitura nga punonjës të rinj në moshë, aktualë dhe ish-punonjës të kompanisë, bëri të ditur të enjten një firmë ligjore që përfaqëson punonjësit. Sipas Leigh Day, firmës ligjore që po trajton çështjet, gjyqtari Glennie vendosi të hënën, në Gjykatën Qendrore të Punësimit në Londër, se ankesat mund të vijojnë shqyrtimin. Ankesat përfshijnë punonjës që ishin të moshës 16 deri në 19 vjeç gjatë kohës kur punonin në restorantet e McDonald’s në Angli, Skoci dhe Uells. Ankuesit pretendojnë se janë përballur me diskriminim të tërthortë për shkak të moshës dhe gjinisë, duke argumentuar se kompania e ushqimit të shpejtë nuk ka ofruar masa të...
Burimi:
syri.net