Grupet kriminale në shërbim të Iranit: Rasti i atentatit të parandaluar në Greqi

Grupet kriminale në shërbim të Iranit: Rasti i atentatit të parandaluar në Greqi

Takimet sekrete në Iran dhe në vende të tjera, rrjetet kriminale dhe udhëzimet që vinin nga një shtetas iranian ishin pjesë e përgatitjeve për një atentat ndaj një personi në Greqi, të cilin shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë arritën ta parandalonin. Hetimet, që zgjatën rreth nëntë muaj, çuan në arrestimin e pesë personave në nëntor, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim. Në qendër të operacionit dyshohet ishte Edris Jahangiri Mavaneh, shtetas iranian, për të cilin Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut (ANB) e identifikoi si personin kryesor prapa atentatit të planifikuar. Agjencia dyshon se Mavaneh bashkëpunon me shërbimet iraniane të sigurisë dhe inteligjencës. Ajo konfirmoi po ashtu lidhjet e tij me Naji Sharifi Zindashtin, një kriminel iranian...