Partia Popullore Evropiane do të pezullojë anëtarësimin e partisë së Vuçiç në takimin e Dhjetorit
Partia Popullore Europiane (PPE) pritet të pezullojë anëtarësimin e Partisë Progresive Serbe (SNS) të Serbisë në Asamblenë e saj Politike të ardhshme, e cila do të mbahet në dhjetor. Vendimi pritet të propozohet nga kryesia e PPE-së, e drejtuar nga gjermani Manfred Weber, pas një procesi të brendshëm verifikimi që nisi më shumë se një vit më parë, bëjnë të ditur burime të PPE-së për Euronews. Familja politike e qendrës së djathtë europiane ka pasur prej kohësh përplasje me partinë e ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiç, për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë dhe shtypjes së dhunshme të protestave në Serbi. Pakënaqësia brenda PPE-së është shtuar gjatë muajve të fundit, duke kulmuar me thirrjet e reja për masa ndaj SNS-së, pas nderimeve shtetërore dhe pranisë...
Burimi:
syri.net