Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim
Milorad Dodik BOSNJE-HERCEGOVINA- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj. Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës. Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit. Megjithëse Dodiku ka thënë vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se ai e ka pranuar vendimin. Dodik...