Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje
Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska - entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës. Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit - rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon. “Kemi fituar”, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë. Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska. Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska. Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së...
Burimi:
syri.net