Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Do të të vras’/ Shqiptari godet me armë bashkëkombësin, arrestimi nxjerr në dritë arsenalin kriminal
Përleshja mes shqiptarëve zbulon arsenalin e armatimit dhe ngre dyshimet për një organizatë të mundshme kriminale. Karabinierët e Appiano Gentile gjatë aksionit dhe hetimeve kanë zbuluar në kontroll e sipër edhe një arsenal të vogël armësh, teksa arrestuan një 36-vjeçari shqiptar, Oltion Brahimaj, banor i Lomazzos, por me vendbanim në Rovellasca. Oficerët ndërhynë në Via Cavour, ku i ndaluari ishte grindur me një 28-vjeçar shqiptar, gjithashtu nga Rovellasca, me të cilin mesa duket kishte sherr të vjetër. Gjatë grindjes, i dëmtuari 28-vjeçar filmoi Brahimajn në celular, i cili reagoi duke e goditur në fytyrë me qytën e një pistolete, duke...