Do të luajmë kundër Spanjës U-21, Alban Bushi publikon listën e Shpresave
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor ndaj Luksemburgut dhe Spanjës. Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 23 lojtarë, nëntë prej të cilëve aktivizohen në klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luan në kampionatet jashtë vendit. Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë U-21 në kuadër të Kampionatit Europian U-21 EURO 2027. Si një nga vendet organizatore, Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e fazës finale të turneut, ndërsa këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me grupin dhe për të vlerësuar futbollistët. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Luksemburgun, më 13 nëntor, në orën 19:00, ndërsa më 17 nëntor do të luajnë ndaj Spanjës, po në...
Burimi:
sportekspres.com