Do merrte hak për vëllanë e vrarë/ Kapet me automatik skorpion në makinën e blinduar, Emanuel Lika

Do merrte hak për vëllanë e vrarë/ Kapet me automatik skorpion në makinën e blinduar, Emanuel Lika

Policia ka arrestuar vëllain e Ilir Likës, 40 vjeçarit i cili mbeti i vrarë në një atentat të kryer më 9 korrik 2026, në Kurbin. Mësohet se Emanuel Lika kishte planifikuar të kryente vrasje për tu hakmarrë ndaj vëllasë së tij. Policia e Lezhës informon se Emanuel Lika, i njohur dhe si Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika u kap në një automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë. Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë,...