Do furnizonin të rinjtë dhe të miturit për protestën e dhunshme, zbulohet magazina me dronë, saçme, pajisje përgjimi, e llastiqe! Arrestohet 23-vjeçari

Do furnizonin të rinjtë dhe të miturit për protestën e dhunshme, zbulohet magazina me dronë, saçme, pajisje përgjimi, e llastiqe! Arrestohet 23-vjeçari

Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar. Këto mjete do shkonin te protestuesit në shesh, të rinj e të mitur. Njoftimi i Policisë: “Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar. Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike. Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme. Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar...