Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Do dilte në pension më 1 korrik, humb jetën gjatë një ndjekjes së grabitësit polici 60-vjeçar
👁5234
Një polic italian humbi jetën sot, në provincën e Brindisit, në Itali teksa ndiqte disa grabitës. Carlo Legrottaglie, polici 60-vjeçar, ishte në shërbim në njësinë radiomobile të Francavilla-s dhe ishte pranë daljes në pension. Sot do të ishte dita e tij e fundit e punës, nga nesër do të fillonte pushimin para daljes zyrtare në pension më 1 korrik. Sipas informacioneve të deritanishme rreth ngjarjeve, Legrottaglie dhe kolegët e patrullës kishin ndërhyrë për të ndaluar një grabitje në një pikë karburanti. Gjatë ndjekjes makina e grabitësve u përplas me makinën e patrullës. Në atë moment, grabitësit kanë dalë nga makinat...