Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij kundër arabëve që jetojnë në Izrael. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ai i cilësoi ata si kërcënimin më të madh për ekzistencën e Izraelit, pas programit bërthamor iranian. Duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve për Knessetin e 26-të, Yair Netanyahu pretendoi se ato kanë treguar se rreziku më i madh për mbijetesën afatgjatë të shtetit izraelit, përveç Iranit, vjen nga arabët izraelitë. “Një vend nuk mund të mbijetojë në planin afatgjatë kur 20% e popullsisë së tij identifikohet me armiqtë e tij dhe dëshiron shkatërrimin e tij”, shkroi ai. Në vijim, djali i kryeministrit bëri edhe deklarata të tjera për islamin dhe myslimanët, duke pretenduar se...