Djali i kryeministrit izraelit shkakton polemika: Arabët, kërcënim për të ardhmen e vendit

Djali i kryeministrit izraelit shkakton polemika: Arabët, kërcënim për të ardhmen e vendit

Yair & Benjamin Natanyahu IZRAEL- Yair Netanyahu djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar reagime të forta me deklaratat e tij ndaj popullsisë arabe në Izrael. Në një postim në rrjetin social X ai i cilësoi arabët izraelitë si kërcënimin më të madh për vendin pas Iranit dhe programit të tij bërthamor. Duke iu referuar zgjedhjeve për Knessetin e 26-të ai pretendoi se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë arabe nuk është e rreshtuar me interesat e shtetit izraelit. “Një vend nuk mund të mbijetojë në planin afatgjatë kur 20% e popullsisë së tij identifikohet me armiqtë e tij dhe dëshiron shkatërrimin e tij”, shkroi Yair Netanyahu. Ai bëri gjithashtu deklarata për islamin dhe myslimanët duke pretenduar se shumica e tyre nuk mund të...