Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia
Në vitin 1997, në varrezat e Strugës është zbuluar se prehen eshtrat e një prej bijve të Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Bardhyl Berberi Pasi kalon Qafën e Thanës, vetëm 11 km larg doganës, befas të shfaqet para syve një hapësirë e kaltër dhe më pas Struga, qyteti maqedonas ku ka një shumicë të madhe shqiptarësh që banojnë atje. Në qytetin e Strugës ka jetuar djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Ai ka jetuar në Strugë nga viti 1936 deri në dimrin e vitit 1953, kur ndërroi jetë dhe prehet në varrezat e Strugës. Sipas dëshmive historike, Qazim Bej Vlora ka qenë djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar në kujtimet e tij, në të gjitha ecejakjet diplomatike që ka patur...