Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ditët e fundit të aplikimeve për subvencionet në bujqësi
👁3923
Janë ditët e fundit të skemës mbështetëse të bujqësisë dhe për këtë vit nafta zë numrin më të madh të aplikimeve. Mbi 19,200 fermerë kanë kërkuar naftën pa akcizë në Lushnje, për të punuar tokat bujqësore. Pavarësisht se skema e qeverisë këtë vit zgjeroi numrin e saj të përfitimeve, përsëri kërkesat për naftën për mekanikën bujqësore ishin të shumta. Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Lushnje, fermerët kanë edhe pak ditë kohë ndaj duhet të aplikojnë për t’u bërë pjesë e skemave subvencionale. Për shumë aplikantë, procesi është thjeshtuar pasi fermerët tashmë kanë krijuar dokumentacionin e duhur...