Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ditëlindja e gjen në detyrë- Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës, pritet me lule në seli
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot deputetët aktualë të Tiranës dhe ata të zgjedhur më 11 maj. Kreu i qeverisë shihet teksa hyn me një bllok në dorë brenda selisë rozë. Ndërkohë, sot kryeministri feston edhe 61-vjetorin e lindjes, teksa është pritur me lule dhe duartrokitje në hyrje të selisë. Edhe ditën e djeshme Rama mblodhi në takim deputetët si dhe përfaqësues të Bashkisë së kryeqytetit, ku u kërkoi që të jenë më shumë të pranishëm në terren për evidentimin e problematikave.