Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ditë vendimtare të merkatos së Napolit, për sulmin synohet Grealish ose Chiesa
Napoli largohet për momentin nga gara për Ademola Lookman. Të paktën tani për tani, deri në një urdhër të ri. Lojtari prej kohësh ka një marrëveshje me Interin dhe e ka bërë zgjedhjen e tij, kështu që në pritje që zikaltrit dhe Atalanta të rinisin kontaktet për të arritur një marrëveshje përfundimtare, drejtori sportiv Manna do të merret me pista të tjera. Pastaj, nëse situata ndryshon, në rast se “Dea” dhe blerësi kryesor nuk arrijnë marrëveshje, atëherë rruga mund të rihapet. Pista “Ndoye” – Ndërkohë, rruga që çon te Dan Ndoye vazhdon të jetë e vështirë. Vlerësimi që ka bërë...