Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Ditë e shenjtë’, Presidenti Begaj nga Katedralja në Tiranë: Pashka është shenjë dashurie, shprese dhe paqeje
👁11006
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku mori pjesë në kremtimet e Pashkës dhe përcolli mesazhe urimi për besimtarët e krishterë në mbarë vendin. Në fjalën e tij, Presidenti theksoi vlerat shpirtërore të kësaj dite të shenjtë, duke e cilësuar Pashkën si simbol shprese, besimi dhe dashurie: “Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në...