Burimi:
Top-Channel.tv

Dita përkujtimore e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Spiropali: Ju nuk do të jeni kurrë vetëm
👁10716
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë. “Sot, në 14 prill, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, mendimet tona shkojnë te 20 mijë gratë a vajzat, viktima të këtyre akteve çnjerëzore. Por edhe te fëmijët, djemtë e burrat që e kanë vuajtur këtë dhunë po me kaq dhimbje, por në heshtje shurdhuese nga stigma e turpërimit dhe mospranimit shoqëror. Pasojat e luftrave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, shtetërore apo etnike. Mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma...