Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dita e sotme me vranësira, priten shira gjatë pasdites
👁9992
Ditën e sotme (23 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, e lokalisht shtrëngata, kryesisht në mesditë e pasdite. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 8 deri 19°C; Në zonat e ulëta 11 deri 22°C; Dhe në bregdet 11 deri 22°C.