Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nisin shirat gjatë pasdites

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nisin shirat gjatë pasdites

Për ditën e sotme (21 prill) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e gradualisht në orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë në një pjesë të madhe të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore – malore në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare...
Burimi: Javanews.al