Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Në konferencë për shtyp, Sali Berisha sqaroi se tubimi i thirrur nga Partia Demokratike për të shtunën është një protestë kombëtare e saj. Ndërkohë, studentët kanë përcaktuar në rrjetet sociale orën 14:00 si pikëtakim para Ministrisë së Arsimit, ndërsa demokratët kanë thirrur protestën për mesditën e së shtunës para Kryeministrisë. Duket se kjo është një strategji populiste, me qëllim që të tregojë se selia blu nuk ndodhet pas pedagogëve dhe studentëve, edhe pse pjesa më e madhe e tyre në shesh janë anëtarë të përhershëm të saj. Për këtë, Berisha u kujdes të sqarojë pozicionin e selisë blu. Kryedemokrati komentoi para gazetarëve edhe qasjen e kryeministrit për të publikuar portretet gjysmë të mbuluara të studentëve, të shoqëruara me inicialet përkatëse. Sipas Berishës, me këto përpjekje,...