Disfata me Skënderbeun, Karoglan pranon problemet: Duhet të përmirësohemi, kjo skuadër nuk është aq e keqe

Disfata me Skënderbeun, Karoglan pranon problemet: Duhet të përmirësohemi, kjo skuadër nuk është aq e keqe

Tekniku i Partizanit, Mislav Karoglan tregoi këndvështrimin e tij pas humbjes 0-2 ndaj Skënderbeut. “E nisëm shumë mirë në 10 minutat e para. Kishim rast të artë që në minutën e dytë me Humen. Më pas, në 10 minuta kërkuam golin e avantazhin që t’i jepnim besim skuadrës”. “Pas asaj kishte shumë tranzicione. Fatkeqësisht në fillimin e pjesës së dytë erdhi tranzicioni kur shënuan penalltinë. Me të vërtetë shumë penallti e lehtë, jo një penallti me çfarë pashë unë”. “Problemi është që luajmë çdo 3, 4 apo 5 ditë. Nuk kam kohë të bëj maksimumin e punës që dua të bëj. Tani është një proçes që duhet shpejtuar nga ana jonë. Mija është jashtë. Joviçiç, lojtari i ri, do e shohim shumë kur do të...