Disa shkaqe dhe trajtime natyrale kur ushqimi ‘ju bie rënd’

Disa shkaqe dhe trajtime natyrale kur ushqimi ‘ju bie rënd’

Dhimbja e stomakut pas ngrënies është një shqetësim i zakonshëm që mund të shfaqet për arsye të ndryshme, nga problemet e tretjes deri te sëmundje më të rënda si gastriti, ulçera apo ishemia intestinale. Këto dhimbje shpesh vijnë së bashku me simptoma si fryrje, ndjesi djegieje, shije acidike në gojë dhe vështirësi në përtypje. Një nga arsyet më të zakonshme është tretja e dobët, veçanërisht pas konsumimit të ushqimeve të yndyrshme. Në këtë rast, rekomandohet përtypja e ngadaltë dhe pirja e lëngjeve pas vakteve. Çaji i xhenxhefilit është një nga kurat natyrale më të mira për qetësimin e sistemit tretës....
Burimi: Syri.net