Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

Diplomati rus, Aleksandr Aleksandrovich Krasii, u akreditua këtë vit si asistent i atasheut ushtarak në Serbi, pesë vjet pasi mediat bullgare raportuan se ai ishte dëbuar nga vendi në kuadër të një skandali spiunazhi që shpërtheu mes Sofjes dhe Moskës. Të dhënat e rrjedhura nga bazat ruse të të dhënave tregojnë se Aleksandr Krasii ka lidhje me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), ka mësuar Systema, njësia hulumtuese në gjuhën ruse e Radios Evropa e Lirë (REL). As Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë dhe as Prokuroria Bullgare nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për informacion lidhur me rastin. Hulumtimi i REL-it tregon se Krasii ndodhej në Serbi për rreth një vit pas dëbimit nga Bullgaria, por emri i tij u shfaq në...